Fjalë Kyçe

Koha kur Mourinho citonte Kobe Bryant në konferencën për shtyp

Koha kur Mourinho citonte Kobe Bryant në konferencën për shtyp

Vetëm sportistët mund të kapërcejnë botën e sportit në të cilën ata luajnë dhe Kobe Bryant e bëri atë përmes basketbollit.

Bryant, 41 vjeç, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna dhe shtatë të tjerë, u vranë në një përplasje me helikopter jashtë qytetit të Calabasas, California, të dielën. Është kuptuar se ikona e NBA-së po udhëtonte drejt Akademisë Mamba në Thousand Oaks për praktikë basketbolli kur ndodhi aksidenti tragjik.
Përkujtimet për të janë trend nga e gjithë bota për padyshim një nga sportistët më të mirë dhe më të njohur të brezit të tij, transmeton lajmi.net.

Dhe komentet që Mourinho bëri për Bryant gjatë konferencës së tij të shtypit te Tottenham tani janë bërë virale përsëri.
Dy muaj më parë, Mourinho përshëndeti ‘profesionalizmin’ e Bryant.
“Kam lexuar një citim nga Kobe Bryant”, tha portugezi përsëri në nëntor.

‘‘Dhe nëse duhet të flisni për disa shembuj të profesionalizmit dhe fituesve të mëdhenj, Kobe është një shembull i shkëlqyeshëm në sportin e tij dhe në botën e sportit”.

”Ai thotë: “Njerëzit thonë se unë jam i vështirë, por unë jam vetëm i vështirë për ata që nuk ndajnë parimet e mia”. Pra, të gjithë kolegët që ndajnë parimet e tij ata thjesht e duan atë. “Ata që nuk e pëlqejnë atë janë ata që nuk ndajnë parimet e njëjta”.