Fjalë Kyçe

KV Fushë Kosova ka të ardhme të ndritur

KV Fushë Kosova ka të ardhme të ndritur

Sibora, ndajnë të njëjtin emër, por luajnë në pozicione të ndryshme, shkruan Gazeta Alo.

Sibora Gashani në rolin e pranueses (14vjeçare) si dhe Sibora Obertinca në rolin e organizatores së lojës (12 vjeçare, pasuese), për të njëjtin klub, klubin e volejbollit Fushë Kosova, të dalura nga shkolla e volejbollit me të njëjtin emër.

Emra që duhet mbajtur në mend pasi që shumë shpejtë do ti shohim duke bartur barrën kryesore të klubit, si në në paraqitje kombetare ashtu edhe në ato ndërkombetare.

Së bashku me shoqet e tjera të klubit, kanë arritur deri në fazën finale të kampionatit kombetar për grupmosha U14 dhe premtojnë që të kanë paraqitje dinjitoze në këto gara.

Klubi i volejbollit Fushë Kosova, ka nevojë për përkrahje, fillimisht palestra sportive te rinovohet në terësi që të i plotesojë kushtet për të luajtuar lojët si vendas në këtë palester e mos të ketë nevojë që edhe si vendas te udhetojë.

Kryesia e klubit se bashku më trajnerët janë të përkushtuar që te punojnë edhe me gjenerata të reja në menyrë që e ardhmja e këtij klubi të jetë e ndritshme. /Gazeta Alo