Fjalë Kyçe

Lajme të mira për Interin

Lajme të mira për Interin

Lajme të mira për Conten dhe tifozët e Interit.

Analizat të cilave u është nënshtruar mesfushori Marcelo Brozovic gjatë kësaj të marte kanë evidentuar se kroati ka marrë vetëm një goditje në kaviljen e majtë dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz.

Hidhet poshtë kështu hipoteza që Brozovic mund të mungonte deri në 40 ditë.

Klubi i Interit nuk bën të ditur se sa kohë do t’i duhet liderit të mesfushës zikaltër për t’u rikthyer por njofton se gjëndja e tij do të vlerësohet ditë pas dite.

Gjasat janë që Brozovic të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Cagliarit në kampionat, megjithatë ai mund të jetë shumë shpejtë në dispozicion të Antonio Contes.

Brozovic është një lojtar i pazëvendësueshëm te Interi teksa në këtë sezon me Conten në stol, kroati ka munguar vetëm në një takim mes kampionatit, Championsit dhe Kupës së Italisë, në atë ndaj Genoas ku ishte i skualifikuar.