Fjalë Kyçe

Liverpool mbetet në krye të tabelës, mposht Tottenhamin

Liverpool mbetet në krye të tabelës, mposht Tottenhamin

Liverpooli me fitoren e fundit është renditur në krye të tabelës dhe tani ka 61 pikë, derisa Tottenhami në vendin e tetë ka 30 pikë.

Liverpooli është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme në ligë dhe sot e vazhdoi këtë formë në derbin ndaj Tottenhamit.

Skuadra e Jurgen Kloppit arriti të marrë tre pikë shumë të rëndësishme për t’u shkëputur edhe më tepër në krye të tabelës, pas humbjes së Leicesterit nga Southamptoni, transmeton Koha.net.

“Të Kuqtë” shënuan fitore minimale në këtë takim. Ishte Roberto Firmino ai që shënoi golin e vetëm në këtë takim, pas asistimit nga Mohamed Salah.

Në krye të tabelës Liverpooli tani ka 61 pikë, derisa Tottenhami në vendin e tetë ka 30 pikë.