Fjalë Kyçe

Liverpooli kujton dy golat e Shaqirit para derbit me Manchester United

Liverpooli kujton dy golat e Shaqirit para derbit me Manchester United

Klubi anglez Liverpool, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar ndeshjen e vitit të kaluar kundër Man Utd, kur Xherdan Shaqiri shënoi dy gola dhe ia dhuroi fitoren, shkruan Insporti.com.

Në atë ndeshje Liverpool-i i Kloppit kishte mposhtur Man Utd-në me rezultat 3:1, e pjesë e këtyre të fundit ishte trajneri Jose Mourinho. Pas, ndeshjes trajneri portugez ishte shkarkuar nga Manchester United.Xherdan Shaqiri hyri si zëvendësues dhe shënoi dy gola.

Mbetet të shihet se a do të ketë minuta për Shaqirin në derbin që do të zhvillohet në Anfield.Derbi më i madh anglez do të fillojë nga ora 17:30 në kuadër të Premier Ligës Angleze.