Fjalë Kyçe

Liverpooli ndalet në kupë nga ekipi i divizionit të tretë në Angli

Liverpooli ndalet në kupë nga ekipi i divizionit të tretë në Angli

Atë që s’po arrijnë ta bëjnë ekipet e Premier Ligës e ka bërë një ekip i divizionit të tretë në futbollin anglez. Shrewsbury ka arritur të barazojë me Liverpoolin në kuadër të rrethit të katërt në Kupën FA.

Ekipet barazuan 2 me 2, me Liverpoolin që pati epërsi prej dy golave.

Curtis Jones i dha epërsinë Liverpoolit në pjesën e parë para se një autogol i Donald Lovet të dyfishonte epërsinë e “Të Kuqve” në fillim të pjesës së dytë. Një dygolësh i Jason Cummings në minutat 65 dhe 75 i mjaftoi Shrewsburyt të detyrojë edhe ndeshjen e dytë në këtë rreth garash.