Fjalë Kyçe

Man Unitedi arrin marrëveshje me mesfushorin portugez

Man Unitedi arrin marrëveshje me mesfushorin portugez

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me mesfushorin portugez të Sportingut, Bruno Fernandesin, për një transferim gjatë janarit. Portugezit i është ofruar kontratë pesëvjeçare në Old Trafford.

Për ta arritur këtë marrëveshje u takuan agjenti i Brunos dhe përfaqësuesit e Manchester Unitedit disa herë gjatë ditëve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Kontrata për të cilën janë marrë vesh dy palët do ta mbajë 25-vjeçarin në Manchester United deri më 2025.

Tani gjithçka që mbetet është pajtimi i klubit portugez për ta shitur futbollistin e vet. Mediumet angleze tashmë raportojnë se Manchester Unitedi e ka kontaktuar Sportingun dhe i ka treguar për dëshirën e futbollistit për të luajtur në Premierligë.

Klubi anglez do të tentojë të arrijë marrëveshje me klubin sa më shpejt dhe ta kompletojë këtë transferim pasi që i nevojiten përforcime në mesfushë, shkaku i disa lëndimeve.