Fjalë Kyçe

Mediumi zviceran me rrëfim të veçantë për Edon Zhegrovën – Ndihmohet nga Xhaka, prindërit i ka gjithmonë afër vetes

Mediumi zviceran me rrëfim të veçantë për Edon Zhegrovën – Ndihmohet nga Xhaka, prindërit i ka gjithmonë afër vetes

Kur Edon Zhegrova tregon aftësitë e tij në futboll, nëna Sanije dhe babai Lulzim janë gjithmonë aty. Ata gjenden me Edonin edhe në përgatitjet para-sezonale në Marbella.

Mediumi i njohur zviceran Blick ka bërë një rrëfim për djaloshin e artë nga Kosova, Edon Zhegrova dhe jetën e tij me prindërit afër vetes.

Zhegrova, 20-vjeçari nga Kosova me teknik të përsosur po bën atë që i pëlqen të bëjë më shumë në miqësoren kundër VfB Stuttgart (0-2) të hënën: ai driblon dhe tregon aftësitë e tij me topin.

Me nisjet drejt sulmit, ai është ndoshta lojtari më i paparashikueshëm, i guximshëm dhe spektakolar në Superligën e Zvicrës. “Cirku i Zhegrovës”, “Njeriu i shfaqjeve”, “I llastuari” janë disa nga epitet. Tifozëve u pëlqen, shton Blick, përcjell Telegrafi.

Problemi i tij: mbrojtja. Ylli shqiptar shumë i vë në siklet bashkëlojtarët e tij mbrojtës me veprime të rrezikshme ose harron plotësisht të mbrohet.

Anësori sulmues ka qenë në Basel që nga shkurti i kaluar dhe që nga shkurti i kaluar ata përpiqen të futin një ndërgjegje mbrojtëse tek i huazuari nga Genk.

“Ai ka punuar vetë dhe tani ka bërë përparim”, ka thënë drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbinden.

Zhegrova duket se ngadalë po i merr në zemër udhëzimet taktike të trajnerit Marcel Koller dhe tani ai gjithashtu duket se e gjen veten të duhur në ekip.

Mbi të gjitha, Taulant Xhaka, i cili flet të njëjtën gjuhë, e ndihmon. “Tauli kujdeset shumë mirë për të”, shton Zbinden, transmeton Telegrafi.

Sepse edhe pse Zhegrova lindi në Herford të Gjermanisë, ai nuk flet gjermanisht. Familja e tij u kthye në Prishtinë pas luftës kur Edoni i vogël ishte vetëm dy vjeç.

Kur nënshkroi një kontratë trevjeçare me Genk në verën 2017, nëna Sanjie dhe babai Lulzim gjithashtu u transferuan në Hasselt në Belgjikë.

Ndërkohë, familja Zhegrova pothuajse jetojnë në Basel, pasi që prindërit e tij e vizitojnë shpesh. Ata madje udhëtuan për në Spanjë në kampin stërvitor para-sezonal.

Zhegrova është zëvendësuar në ndeshjen ndaj Stuttgart pas pjesës së parë sepse ai mori një goditje në gjoks dhe kjo i dhembi.

“Asgjë e keqe”, thotë ai dhe përshëndet prindërit e tij.  “Ata morën pushime shtesë për të ardhur këtu”, shton Edoni duke qeshur.

Dhe gjithashtu që ata e vizitojnë atë aq shpesh në Basel është e lezetshme: “Nuk është aq larg”, thotë Zhegrova, ndërsa nëna e tij buzëqesh. “Neve na pëlqen këtu”, thotë zonja Sanije.

“Sigurisht që është mirë për të që prindërit e tij ta vizitojnë kaq shpesh”, ka thënë drejtori Zbinden.

Sa kohë do të qëndrojë Zhegrova në Basel ende nuk dihet. Kontrata e tij si huazim skadon gjatë verës. Baseli ka kohë deri në maj të ushtrojë mundësinë e blerjes.

Mamaja dhe babai i Zhegrovës janë g jithmonë të mirëpritur në Basel, mbyllet shkrimi i mediumit të madh zviceran.