Fjalë Kyçe

Mourinho gjen përforcimin e ri në Tottenham, vjen nga La Liga

Mourinho gjen përforcimin e ri në Tottenham, vjen nga La Liga

Tottenham ka identifikuar një përforcim të ri nga La Liga.

Tottenham ka zhvilluar bisedime me Real Sociedadin në lidhje me transferimin e sulmuesit Willian Jose.

“Sky Sports News” raporton se menaxheri i Spurs, Jose Mourinho kërkon një sulmues të ri gjatë këtij afati kalimtar të janarit pas probleme fizike të Harry Kane, përcjell lajmi.net.

28 vjeçari është lënë jashtë ekipit të Sociedadit për Copa del Rey kundër Espanyolit të mërkurën.

“Lobente hyn në listë në vend të Willian Jose. Sulmuesi ka kërkuar nga klubi të qëndrojë jashtë skuadrës deri në sqarimin e situatës së tij”, thuhej në një njoftim të publikuar nga Real Sociedad në Twitter.