Fjalë Kyçe

Ndërhyrja e frikshme e futbollistit, ndëshkohet me karton të kuq

Ndërhyrja e frikshme e futbollistit, ndëshkohet me karton të kuq

Aubameyang kaloi nga heroi në zero në pjesën e dytë pasi në minutën e 65-të iu dha një karton i kuq pas një ndërhyrje të tmerrshme në gjermanin Max Meyer.

Pierre Emerick-Aubameyang u dërgua jashtë me kartonë të kuq kundër Crystal Palace pas një ndërhyrje të tmerrshme në mesfushorin Max Meyer, por vetëm pas rishikimit të VAR-it, pasi sulmuesi fillimisht u ndëshkua vetëm me të verdhë.

Sulmuesi i Arsenalit shënoi në pjesën e parë për t’i dhënë epërsinë Topçinjve dhe dukej se po ekipi i Mikel Arteta do të merrte një fitore të madhe jashtë fushës.

Megjithatë, vendasit e Palace arritën të kthehen në lojë për të barazuar rezultatin 1-1 në minutën e 54-të.

Ky gol vështirësoi punën e klubit nga Emirates, por gjithçka u bë thuajse e pamundur pas një ndëshkimi me të kuq të sulmuesit nga Gaboni.

Aubameyang kaloi nga heroi në zero në pjesën e dytë pasi në minutën e 65-të iu dha një karton i kuq pas një ndërhyrje të tmerrshme në gjermanin Max Meyer.

Ishte rishikimi i VAR-it që bëri të mundur ndëshkimit me të kuq për yllin e Arsenalit, pasi ai ishte afër të shpëtonte nga kartoni i verdhë i dhënë nga gjyqtari. Në fund skuadrat londineze përfunduan me barazim 1-1.

https://www.youtube.com/watch?v=3P0wj_3BnxU&feature=emb_title

https://www.youtube.com/watch?v=owTy8XdGgsk&feature=emb_title