Fjalë Kyçe

Ndodh mrekullia me Schumacherin

Ndodh mrekullia me Schumacherin

Michael Schumacher ka rikthyer vetëdijen, sipas “Le Parisien”.

Michael Schumacher ka “vetëdije” pas trajtimit në Paris, ka bërë të ditur e përditshmja franceze “Le Parisien”.

Schumacher, i cili nuk është parë në publik për gati gjashtë vite pas aksidentit të rëndë në skijim, ishte shtrirë në një spital në Paris për “trajtim sekret”, transmeton lajmi.net.

Në zhvillimet e reja, legjenda e Formulës 1 duket se ka shënuar përmirësim të theksueshëm në spitalin Georges Pompidou në kryeqytetin francez.

“Le Parisien” raporton se Schumacher ka rikthyer vetëdijen, edhe pse ende nuk ka ardhur një konfirmin zyrtar nga familja ose përfaqësuesit e tij.