Fjalë Kyçe

Pas Rrahmanit edhe Kumbulla bëhet i Napolit

Pas Rrahmanit edhe Kumbulla bëhet i Napolit

Klubi italian Napoli ka siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla, që aktualisht është pjesë e Hellas Verona.

Marrëveshja mes klubeve tashmë është arritur dhe gjithçka do të zyrtarizohet në fund të këtij edicioni, kur edhe do të transferohet tek napolitanëve.

Për ta marrë Kumbullën, Napoli do t’i paguajë Veronës 24 milionë euro dëmshpërblim, kurse mbrojtësi do të firmosë kontratë pesëvjeçare.

19 vjeçari këtë edicion ka treguar paraqitje të mira te Verona dhe interesim për të patën treguar edhe ekipet e mëdha si Juventus, Inter e Manchester United.

Ai ka kontratë me Veronën deri në vitin 2022, kurse këtë edicion ka shënuar një gol në 14 paraqitje në Serie A.
Për Napolin, ky është transferimi i dytë nga Verona.

Javë më parë Napoli bleu edhe Amir Rrahmanin, që do t’i bashkohet në verë.