Fjalë Kyçe

Pas vdekjes së Kobe Bryant: Gjiganti televiziv ‘ESPN’ ka diçka speciale për tifozët e basketbollit

Pas vdekjes së Kobe Bryant: Gjiganti televiziv ‘ESPN’ ka diçka speciale për tifozët e basketbollit

‘ESPN’ ka përgatitur një dhuratë për të gjithë tifozët e basketbollit anë e mbanë botës.

Mbrëmë, bota e sportit u shokua nga lajmi për ndarjen nga jeta të Kobe Bryant, i cili u aksidentua me helikopter.

Bryant, ikona e Lakers dhe legjenda e NBA, konsiderohet si më të mirët që kanë luajtur sportin e basketbollit. Shumë gjenerata u motivuan nga ai. Të gjithë ishin të prekur nga lajmi.

Gjiganti televeziv, ‘ESPN’, ka vendosur që të bëjë një dhuratë për tifozët e Kobe dhe basketbollit. Ata do të nderojnë Bryant duke transmetuar sonte ndeshjen e fundit që luajti Kobe, transmeton lajmi.net.

Kobe luante lojën e fundit kundër Utah Jazz, kur shënonte plot 60 pikë.