Fjalë Kyçe

PSG gjen zëvendësuesin e Neymar

PSG gjen zëvendësuesin e Neymar

Gjiganti francez është i vetëdijshëm se mund ta humbasë këto ditë yllin brazilian, prandaj po e kërkon futbollistin e Juventusit

Paris Saint-Germaini është dorëzuar thuajse tërësisht për Neymarin.

Gjiganti francez është i vetëdijshëm se në ditët në vazhdim mund ta humbasë yllin brazilian, i cili pritet të transferohet në Spanjë, ku e duan Barcelona dhe Real Madridi.

Kampioni francez do të mundohet të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e ish-sulmuesit të Santosit dhe më pas të hidhet në gjah.

Sipas të së përditshmes italiane “Tuttosport”, PSG-ja e ka veçuar yllin e Juventusit, Paulo Dybala si zëvendësues ideal të Neymarit.

Futbollisti argjentinas ishte bërë objektiv i Manchester Unitedit dhe Tottenhamit në Angli, por aty u mbyll më herët afati kalimtar veror.

Prandaj, Franca mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Dybalas për ta mbuluar mungesën e Neymarit. Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Palermos ka shfaqur Interi në Itali.