Fjalë Kyçe

Rrahmani me pasim të mrekullueshëm, çfarë ka humbur sulmuesi i Veronës

Rrahmani me pasim të mrekullueshëm, çfarë ka humbur sulmuesi i Veronës

Ka përfunduar 0-0 pjesa e parë në mes të Veronës dhe Milanit.

Verona po luan me një lojtar më pak, pasi sulmuesi, Mariusz Stepinski u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 21’.

Sido që të jetë, Verona nuk ishte shumë inferiore ndaj Milanit, edhe pse këta të fundit kontrolluan më shumë ndeshjen gjatë 45 minutave të parë.

Në një moment, Amir Rrahmani zuri në gjumë mbrojtjen e Milanit, duke dërguar një top fantastik për Mattia Zaccagni, por edhe pse në një mundësi shumë të mirë, dështoi ta dërgojë topin në rrjet.