Fjalë Kyçe

Shkodran Mustafi e gëzon Arsenalin

Shkodran Mustafi e gëzon Arsenalin

Arsenali ka marrë një lajm shumë pozitiv, sepse mësoi të martën se lëndimi i qendërmbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi nuk është aq serioz saqë mendohej fillimisht.

Mustafi u detyrua ta braktisë fushën në barelë në fitoren e Arsenalit 2:1 ndaj Bournemouth në rundin e katërt të FA Cup të hënën, pas një përplasjeje me Emiliano Martinezin, transmeton Gazeta Express.

Kjo bëri që Arsenali të mendojë për t’i nisur kërkimet për një mbrojtës të ri në tregun e transferimeve, po ashtu duke qenë se tashmë i ka të lënduar tre mbrojtës të tjerë, Calum Chambers, Sead Kolasinac dhe Kieran Tierney.

Trajneri Mikel Arteta tha pas takimit të së hënës se drejtuesit e klubit do ta kërkonin një mbrojtës të ri për shkak të druajtjeve për shkallen e dëmtimit të Mustafit.

Megjithatë, Arsenali tani ka mësuar se 27-vjeçari nuk do të mungojë gjatë, sepse analizat mjekësore kanë treguar se ai vetëm e ka ndrydhur nyjën e këmbës.