Fjalë Kyçe

Shkodran Mustafi nuk është më pjesë e Arsenalit, ja ku do të shkojë

Shkodran Mustafi nuk është më pjesë e Arsenalit, ja ku do të shkojë

Futbollisti 27-vjeçar Shkodran Mustafi i cili pjesë e Arsenalit është që nga viti 2016, ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Por, mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra angleze, Arsenal, kanë raportuar të shtunën mediumet angleze.

Siç raportohet në Angli, menaxheri i Mustafit shumë shpejt do të udhëtojë drejt Turqisë për t’i nisur bisedimet me drejtuesit e skuadrës turke, Galatasaray, transmeton KTV.

Mustafi nuk ka gjetur hapësirë këtë edicion dhe largimi i tij nga Londra është i mundshëm qysh në këtë afat kalimtar. Ai ka luajtur vetëm në pesë ndeshjet e këtij edicioni në elitën e futbollit anglez.