Fjalë Kyçe

Shtohet konkurrenca për Muriqin te Fenerbahçe, afër transferimi i një tjetër sulmuesi shqiptar nga Kosova

Shtohet konkurrenca për Muriqin te Fenerbahçe, afër transferimi i një tjetër sulmuesi shqiptar nga Kosova

Fenerbahçe nuk i ndal kërkimet për një sulmues të ri. Futbollisti nga Kosova, Mërgim Berisha tashmë është në ‘radarin’ e klubit të madh turk.

Berisha së fundmi ka qenë pjesë e Altach, skuadër me të cilën tashmë e ka ndërprerë bashkëpunimin dhe është kthyer në Red Bull Salzburg.

21-vjeçari kishte kaluar në Altach për një vit e gjysmë në janar të vitit të kaluar.

Megjithatë, bashkëpunimi i palëve ka mbaruar me marrëveshje gjashtë muaj më herët.

Në 17 paraqitje me Altach, Berisha ka shënuar shtatë gola dhe pesë asistime.

Agjenti i Berishës, sipas mediave turke, ndodhet tani në Stamboll për të negociuar me Fenerbahçen.