Fjalë Kyçe

Skuadra e njohur angleze ofron 28 milionë euro për Muriqin

Skuadra e njohur angleze ofron 28 milionë euro për Muriqin

Mediat turke raportojnë se edhe skuadra e Burnleyt i është bashkuar garës për transferimin e Vedat Muriqit.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës është duke zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm te gjiganti nga Turqia, Fenerbahce.

Nga 20 ndeshje të zhvilluar deri më tani në Superligën e Turqisë dhe në Kupë, sulmuesi prizrenas ka shënuar 13 gola dhe 5 asistime.

Forma e tij e lartë ka bërë që shumë skuadra europiane të shprehin intersim për të. ‘Hurriyet’ raporton që së fundmi garës për transferimin e tij i është bashkuar edhe Burnley.

Skuadra angleze thuhet se është e gatshme të ofrojë deri në 28 milionë euro për shërbimet e 25 vjeçarit.