Fjalë Kyçe

Spanja kampione e botës në basketboll, dominon Argjentinën

Spanja kampione e botës në basketboll, dominon Argjentinën

Spanja është shpallur kampion i botës në basketboll, në turneun që u mbajt në Kinë për herë të parë.

Spanja u tregua padyshim dominuese duke mposhtur Argjentinën me rezultat 95-75.

Ricky Rubio nga spanjollët shkëlqeu në finale duke shënuar 20 pikë, 7 kërcime dhe 3 asiste, derisa u dalluan edhe Sergio Llull me 15 pikë dhe 2 asiste dhe Marc Gasol me 14 pikë, 7 kërcimë dhe 7 asiste, raporton lajmi.net.

Te Argjentina më i dalluari ishte Gabriel Deck me 24 pikë dhe 1 kërcim, ndërsa Nicolas Laprovittola dhe Facundo Campazzo shënuan pikë dyshifrore 17 përkatësisht 11.

Ky ishte titulli i dytë botëror në historinë e Spanjës në basketboll.