Fjalë Kyçe

Suedia kalon në epërsi ndaj Kosovës

Suedia kalon në epërsi ndaj Kosovës

Është duke u zhvilluar ndeshja miqësore mes Suedisë dhe Kosovës.

Suedezët kanë arritur të kalojnë në epësi në ndeshjen kundër Kosovës, ndeshje kjo e cila është duke u zhvilluar në Doha të Katarit.

Ishte Hedlund, ai i cili në minutën e75 arriti ta mposhtë gardianin e Dardanëve, Visar Bekaj, shkruan KosovaPress.

Menjëherë pas pranimit të golit në sulmin e radhës Jetmir Topalli kishte rastin ideal ta barazonte rezultatin mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës.

Kujtojmë që kjo është ndeshja e parë në histori mes këtyre dy kombëtareve.