Fjalë Kyçe

Talenti kosovar: FFK nuk më ka kontaktuar, por zemra e do Kosovën

Talenti kosovar: FFK nuk më ka kontaktuar, por zemra e do Kosovën

Futbollistët nga Kosova vazhdojnë që ta thonë fjalën e tyre në futbollin evropian.

Një ndër futbollistët më të talentuar në futbollin finlandez është edhe Arlind Sejdiu.

18-vjeçari aktivizohet me skuadrën e Honkas në elitën e futbollit të këtij shteti si dhe Përfaqësuesen e Finlandës U-19. Ai më parë ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të shtetit skandinav.

Edhe pse luan për Finlandën, është e tij është që të aktivizohet me Përfaqësuesen e Kosovës.

Sejdiu luan si sulmues.

“Ëndrra ime është që të luajë me Kosovën. Nuk e di se a ka shqiptar që nuk e ka një ëndërr të tillë. Zemra më rrah për Kosovën”, ka thënë Arlind Sejdiu të premten në një bisedë për Zëri.info.

Përkundër dëshirës së tij, një ftesë nga Kosova deri më tash ka munguar. “Nuk ka ende ndonjë kontakt, mirëpo nëse më vjen një ftesë nga Kosova U-21 dhe Përfaqësuesja A, jam gati që të vijë”, theksoi Arlind Sejdiu.

Sejdiu që nga mosha 17-vjeçare është pjesë e ekipit të parë të skuadrës së Honkas, ndërkohë që nga mosha 15-vjeçare është aktivizuar në ekipin e dytë.

Talenti i Sejdiut ka rënë në sy të shumë klubeve dhe menaxherëve në Evropë.

“Ka interesim nga disa klube dhe menaxherë. Por njëherë jam i lumtur në klub ku kam kontratë dhe nuk e kam ndërmend që të ngutem”, përfundoi Arlind Sejdiu.

Ndryshe, talenti Sejdiu është nipi i trajnerit të mirënjohur kosovar nga Mitrovica, Gani Sejdiu.