Fjalë Kyçe

UEFA pajtohet me planin për renovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’: Mbi 12 milionë euro investim nga MKRS

UEFA pajtohet me planin për renovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’: Mbi 12 milionë euro investim nga MKRS

UEFA ia ka dhënë dritën e gjelbër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për renovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

MKRS javë më parë kishte prezantuar projektin për renovimin e stadiumit ‘Adem Jashari’, i cili do të kushtojë mbi 12 milionë euro.

Ky projekt sot është prezantuar në selin e UEFA’s dhe zyrtarët e tyre janë pajtuar me projektin ideor që të vazdhohet me procedura sipas kontratës me kontraktoret me qëllim që stadiumi të ngrihet në kategorinë e katërt dhe sipas planit dinamik të përfundojë në vitin 2021.

“Sot në selin e UEFA prezentuam projektin e Stadiumit Olimpik ,,Adem Jashari’’ në Mitrovice me delegacionin nga Kosova,që stadiumi te ngrihet nga kategoria II në kategorin IV në pajtushmeri me rregulloret e UEFA-së ,ku zyratret e UEFA-së u pajtun me Projektin Ideor (concept design) që te vazhdohet me procedura sipas kontratës me kontraktoret me qellim që stadiumi te ndertohet sipas planit dinamik të planifikuar te përfundojë në vitin 2021!
Institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht që të përmbushin të gjitha kriteret e parapara me standarde në fushën e infrastrukturës së sportit” – ka shkruar Drejtori i Depertamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj.

Projekti parasheh renovimin e tërësishëm të stadiumit, të ketë parking publik, parkingun për VIP, parkingun për media, park rekreativ, fushat tjera ndihmëse si dhe hapësirën për tifozët mysafir.

Pas renovimit, stadiumi ‘Adem Jashari’ gjithashtu do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.