Fjalë Kyçe

“Vdekja e Bryant ishte vrasje e planifikuar” – rrëfimi rrëqethës i reperit të njohur

“Vdekja e Bryant ishte vrasje e planifikuar” – rrëfimi rrëqethës i reperit të njohur

Reperi i njohur amerikan, Silento ka bërë një postim kontrovers në rrjetet sociale pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant.Kobe Bryan vdiq të dielën pas një aksidenti tragjik me helikopter, ku pos tij dhe vajzën 13-vjeçare, Gianna, vdekjen gjetën edhe shtatë persona tjerë.Shumë njerëz kanë qenë duke folur dhe shkruar në mediat sociale për të komentuar vdekjen e legjendës së NBA-it.Por, reperi i njohur i hitit “Watch Me Nae Nae”, Silento, po qëndron larg nga pjesa tjetër, pasi ai bëri një postim të çuditshëm në Twitter.


Silento pretendon se vdekja e Bryant ishte një komplot.

“Vdekja e Kobe Bryant ishte një vrasje e planifikuar, ashtu sikurse u përpoqën të më vrisnin mua”.“Unë i ika kurthit. Mos i besoni askujt, kjo është një industri e madhe dhe e fëlliqur”, ka shkruar Silento.Komenti nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit dhe përdoruesit e tjerë të cilët e kanë kritikuar për këtë veprim.