Fjalë Kyçe

Vdes edhe e bija e Kobe Bryant, ndodhej në helikopter me babain

Vdes edhe e bija e Kobe Bryant, ndodhej në helikopter me babain

Basketbollisti Kobe Bryant vdiq në një përplasje me helikopter në Calabasas të SHBA-ve.

Vajza 13 vjeçare e Bryant, Gianna Maria Onore, ishte pasagjere në këtë helikopter dhe sipas burimeve të TMZ Sports, edhe ajo ka ndërruar jetë.
Besohet se ata ishin duke udhëtuar drejt Akademisë Mamba për një praktikë basketbolli kur ndodhi përplasja.

Bryant po udhëtonte me të paktën 3 persona të tjerë në helikopterin e tij privat kur ndodhi përplasja

Personeli i urgjencës u përgjigj, por askush në bord nuk mbijetoi.
Pesë persona janë konfirmuar të vdekur.