Fjalë Kyçe

Vedat Muriqi pëlqehet shumë nga Mourinho, Tottenhami i gatshëm të rivalizojë me klubet tjera angleze

Vedat Muriqi pëlqehet shumë nga Mourinho, Tottenhami i gatshëm të rivalizojë me klubet tjera angleze

Klubi anglez, Tottenham Hotspur thuhet se ka rritur interesin e tyre për nënshkrimin e sulmuesit shqiptar të Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po përjeton formë mbresëlënëse duke shënuar 10 gola në 14 ndeshje për Fenerbahcen këtë sezon deri tani.

Forma e tij e mirë ka bërë që ylli prizrenas të dëshirohet shumë nga menaxheri i ri i Spurs, Jose Mourinho.

Sipas mediumit turk Milliyet, klubi londinez e ka vëzhguar nga afër 25-vjeçarin disa herë këtë sezon.

Ai gjithashtu ka tetë gola në 23 ndeshje për përfaqësuesen e Kosovës, përfshirë edhe golin e shënuar në humbjen 5-3 kundër Anglisë së fundmi.

Muriqi kërkohet gjithashtu nga klube tjera angleze si Manchester United, Leicester City dhe Bournemouthi.

Feneri thuhet se është i gatshëm të lejoj largimin e Muriqin, por do të dëshironte afro 18 milionë funte apo rreth 22 milionë euro për sulmuesin.