Fjalë Kyçe

Vojvoda në stol kundër Arsenalit, Mustafi e Xhaka në shtëpi

Vojvoda në stol kundër Arsenalit, Mustafi e Xhaka në shtëpi

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Standard Liege dhe Arsenalit

Nga minuta e parë për Standard Liege nuk luan mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, derisa edhe Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi nuk luajnë gjithashtu.

Ata madje nuk gjenden as në stol për Arsenalin, raporton Gazeta Express.

Standard Liege duhet ta mposhtë patjetër Arsenalin dhe të shpresojë në humbje të mundshme të Eintracht Frankfurt për të kaluar fazën e Grupeve të Europa League.