Fjalë Kyçe

Zeneli zbulon se pati interesim nga Chelsea – flet edhe për lëndimin

Zeneli zbulon se pati interesim nga Chelsea – flet edhe për lëndimin

Arbër Zeneli ka dhënë një intervistë interesante për ‘Footballskanalen’.

Anëtari i Reims dhe ylli i Kombëtares së Kosovës aktualisht po vuan nga një dëmtim që pësoi në ndeshjen kundër Malit të Zi, por ai ka gjetur kohë për një intervistë.

Në intervistën për ‘Footballskanalen’, Zeneli ka zbuluar disa detaje interesante. Ai ka treguar se Chelsea kërkoi shërbimet e tij, si dhe ka folur edhe për procesin e rikuperimit, duke shpresuar të kthehet në mars.

“Po. Kam folur me agjentin dhe ishte konkrete, ata ishin të interesuar. Chelsea është skuadër e madhe dhe nëse do të vinin 100% për mua, nuk do mund të refuzoja. Nëse vazhdoj ëndrrën, besoj se Chelsea do të kthehen prap. Shpresoj që klube të tilla të interesohen për mua kur të kthehem nga lëndimi” ka thënë Zeneli, transmeton lajmi.net.

Tutje, anëtari i Kosovës ka folur edhe për procesin e rikuperimit, duke shpresuar të kthehet në mars.

Jam ne muajin e peste te rehabilitimit, dhe po shkoj drejt permiresimit. Kam filluar disa stervitje pa top, si vrapime te shpejta dhe nderrimin e drejtimeve. Shpresoj qe te kthehem ne mars”, ishin fjalët e Arbërit.

Arbër Zeneli është një nga lojtarët më produktiv tek kombëtarja e Kosovës. Rikthimi i tij do të ishte ndihmë e madhe për Dardanët, për ndeshjen kundër Maqedonisë Veriore.