Fjalë Kyçe

Zhegrova me start të fuqishëm në vitin 2020

Zhegrova me start të fuqishëm në vitin 2020

Lojëtari i përfaqësueses së Kosovës Edon Zhegrova deri tash ka pasur disa paqartësi në karrierën e tij futbollistike, por duket se ky vit që sapo kemi hyrë ka nisur mbarë për talentin kosovar

Ylli kosovar, Edon Zhegrova ka filluar vitin 2020 mjaftë mirë.

Ai ka kontribuar me një asistim të mrekullueshëm në ndeshjen e sotme të Baselit kundër Dusseldorfit.

Basel arriti të fitonte me rezultat 3-2 me golat e Campos, Widmerit dhe Stockerit, mirëpo ai që e mori vëmendjen ishte Zhegrova, i cili u tregua fantastik përballë futbollistëve kundërshtar, duke ia pamundësuar atyre që të bëjnë ndonjë gjë para tij.