Fjalë Kyçe

Zyrtare: Florian Loshaj bëhet me skuadër të re

Zyrtare: Florian Loshaj bëhet me skuadër të re

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Florian Loshaj është konfirmuar zyrtarisht si lojtar i ri i klubit polak, Cracovia.

23-vjeçari nga Skenderaj ishte emri i ri debutues te Kosova në takimin miqësore ndaj Suedisë të dielën e fundit.

Loshaj luajti si titullar në urdhrat e Bernard Challandes, ndërsa ditët e mira po vazhdojnë ende për djaloshin tonë.

Sot (e mërkurë) gjatë ditës, Loshaj është zyrtarizuar si lojtar i ri i Cracovias, i cili gjendet në pozitën e dytë në kampionatin vendor.

Njoftimi i transferimit të mesfushorit të ri erdhi pikërisht nga klubi polak me anë të faqeve të tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Formacioni startues i Kosovës ndaj Suedisë, Loshaj ulur me numër 8 (Foto: FFK-Kosova)

“Mirëmëngjesi. Florian Loshaj u bë një lojtar i ri i Cracovia. Ai nënshkroi kontratën 3 vjeçare e gjysmë”, thuhet në njoftimin e klubit polak.

Ndryshe, Loshaj në të kaluarën ka luajtur te MVV Maastricht dhe Roda JC, ndërsa së fundmi ishte në Rumani te Politehnica Iasi.