Fjalë Kyçe

Zyrtare: Ilir Berisha, futbollist i Feronikelit

Zyrtare: Ilir Berisha, futbollist i Feronikelit

Feronikeli ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha.

Qendërmbrojtësi do t’i mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi në pjesën e dytë të sezonit.

Ai ka nënshkruar kontratë me kampionin kosovar sot.

Berisha rikthehet kështu në futbollin kosovar pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.

Ai luan në pozitën e mbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhënë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së Feronikelit.

Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi ka luajtur te Vasteras.

Berisha njihet edhe për lojën në ajër, ai është i njohur edhe për nofkën e tij “Air Berisha”.

Kujtojmë që Berisha më parë ishte grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa ka edhe disa ndeshje me Kosovën.

28-vjeçari ishte ndër lojtarët kyç të Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA.