Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Lavezzi në pension

ZYRTARE: Lavezzi në pension

Ezequiel Lavezzi i ka dhënë fund karrierës prej futbollisti.

Ikona e Napoli i ka dhënë fund karrierës profesionale në futboll, në moshën 34 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Lacezzi ka thënë se i mori disa kohë që të reflektonte mbi të ardhmen e tij, dhe argjentinasi tani ka vendosur të shkojë në pension.

“Ishin vite të mrekullueshme të kësaj historie. Vite të shënuara nga mësime, momente unike dhe shumë kujtime që do të qëndrojnë në zemrën time, për të mirë. Jam gjithmonë mirënjohës për ata që qëndruan pranë meje gjatë këtij rrugëtimi. Me shumë kënaqësi, i them lamtumirë fazës sime më të mirë që jeta më ka dhënë. Kam qenë shumë i lumtur” ka shkruar Lavezzi në ‘Instagram’, përcjell lajmi.net.

Lavezzi ka debutuar në karrierën e tij seniore në vitin 2003. Në vitin 2007 ai kalonte tek Napoli, për të kaluar pesë vitet thuajse më të mira në karrierën e tij.

Viti 2012 e gjeti argjentinasin në Paris, ku luante me PSG, duke u transferuar për shumën e 28 milionë eurove.

‘El Pochio’ ka fituar edhe 51 paraqitje me Argjentinën, ku ka shënuar nëntë gola dhe ishte pjesë e skuadrës që luajti në finalen e Kupës së Botës, në vitin 2014.