Fjalë Kyçe

Kosova e nis vitin 2020 me humbje, pëson nga Suedia

Kosova e nis vitin 2020 me humbje, pëson nga Suedia

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje në miqësoren e zhvilluar ndaj Suedisë me rezultat minimal 1:0.

Ndeshje kjo e cila u zhvillua në Doha të Katarit, e ku përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes iu dha rastin lojtarëe të shumtë nga Superliga për tu paraqitur me fanellën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte më e mirë për Kosovën, ku patën raste të shumta shënimi, mirëpo ishin Kastrati dhe Thaqi ata të cilët lëshuan rastet me të mira për shënim, ndërsa Suedia arriti të realizonte gol në fund të pjesës së parë mirëpo ky gol u anulua për pozicion jashtë loje.

Në fillim të pjesës së dytë Bernard Challandes vendosi të bëjë shumë ndryshime duke futur në lojë shumicën e lojtarëve nga Superliga e Kosovës.

Suedia arriti ta shënonte golin e fitores në minutën e 75-të, kur Simon Hedlund arriti ta mposhtë gardianin e KOsovës, Visar Bekaj.

Menjëherë në aksionin pasues ishte sulmuesi I Ballkanit Jetmir Topalli ai i cili kishte një rast të mirë shënimi por nuk arriti dot ta barazonte rezultatin.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e parë në histori mes këtyre dy kombëtareve.