Fjalë Kyçe

Lirohet Tomor Morina, niset drejt Kosovës

Lirohet Tomor Morina, niset drejt Kosovës

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina, sapo është nisur për Kosovë nga burgu i Shutkës ku qëndroi për dy javë.

Vendimi se Morina mund të niset drejt Kosovës i është dorëzuar pak minuta më parë.

Paradite, anëtarët e Këshillit të Gjykatës Supreme në Maqedoninë e Veriut vendosën se ish pjesëtari i UÇK-së Tomorr Morina nuk duhet të ekstradohet në Serbi.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë se Veriut njofton se më 14 gusht 2019 solli vendim për lëndën nr.30 2019 ku vërtetohet vendimi i Këshillit Penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Penale Shkup KIOK’KS.nr 252 19 nga 07.08.2019, i cili vendosi se nuk përmbushen supozimet ligjore për ekstradimin e personit T.M, shtetas i Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës”, thuhej në vendimin e Supremes.

Një mendim të tillë parimor juridik më 7 gusht e dha edhe Gjykata Themelore e Shkupit, të cilët pasi e rishikuan dokumentacionin e plotë të kërkesës serbe për ekstradim, sollën vendim se nuk përmbushen kushtet për ekstradimin e Tomor Morinës, shkruan koha.mk