Fjalë Kyçe

Në Prishtinë mbeten problem i madh banesat pa pranim teknik

Në Prishtinë mbeten problem i madh banesat pa pranim teknik

Objektet në kryeqytet që janë lëshuar për banim pa marrë lejen për përdorim, vazhdimisht janë vlerësuar si një nga problemet më të mëdha nga komuna.

Të tilla, ato ishin vlerësuar edhe në mars, në këtë konferencë për media të kryetarit Shpend Ahmeti dhe drejtorit të Urbanizmit, Ardian Olluri.

Të dy kishin treguar për interesimin e vogël të kompanive ndërtuese për t’u pajisur me certifikatë të përdorimit, raporton 038 në KTV.

Kohavisioni ka raportuar gjatë këtij viti për problemet që disa banorë kanë pasur me ndërtesat e reja, të cilat nuk kanë pasur certifikatë të përdorimit.

E, kjo çështje po konsiderohet problematike nga njohësit e çështjeve të banimit edhe tani, kur disa vende të rajonit janë goditur nga një sërë tërmetesh.

Nëse interesimi për ta marrë këtë certifikatë vazhdon të jetë i vogël, sipas Driton Tafallarit nga “Developing Together”, komunës do t’i duhen mbi 100 vjet për ta zgjidhur këtë problem.

Por, pse numri i këtyre objekteve është kaq i madh?

Sa i përket sigurisë së këtyre objekteve, Tafallari thotë se ka përmirësim viteve të fundit, por, siç thotë, jo për shkak të mbikëqyrjes nga institucionet, por si rezultat i konkurrencës ndërmjet kompanive.

Përkundër insistimit të televizionit, zyrtarë komunalë nuk kanë gjetur kohë për të folur rreth kësaj çështje.