Fjalë Kyçe

Facebook lëshon një deklaratë të re për pamjet e sulmit në xhami

Facebook ka lëshuar një deklaratë të re mbi videon e të shtënave në rastin e sulmit të sotëm në xhami që u transmetua drejtpërdrejt në faqen e saj para se të kopjohej gjerësisht dhe të ndahej në internet.

Në një deklaratë të përditësuar dërguar gazetarit të Buzzfeed, Ryan Mac, një zëdhënës ka thënë se ata po punojnë për gjetjen dhe heqjen automatike të kopjeve të videos, të cilat janë ngarkuar, njofton Klan Kosova.

Facebook së bashku me platforma të tjera të mediave sociale, duke përfshirë YouTube dhe Twitter, është kritikuar për dështimin në kontrollimin e përhapjes së pamjeve të tilla të cilat aktualisht gjenden thuajse në secilin rrjet të mundshëm social.