Fjalë Kyçe

Kë është reagimi i Mark Zuckerberg pas sulmit terrorist në Zelandën e Re

Kë është reagimi i Mark Zuckerberg pas sulmit terrorist në Zelandën e Re

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, në një letër të hapur, të botuar nga Washington Post, thotë se nevojiten “rregulla të reja për të mbrojtur rrjetet sociale nga përmbajtje të rrezikshme”.

Sipas tij, për ta arritur këtë, ne kemi nevojë për “një rol më aktiv të qeverive”. Zuckerberg shprehë nevojën për rregulla të reja për të “siguruar integritetin e procesit zgjedhor dhe për të mbrojtur privatësinë e njerëzve”, transmeton lajmi.net.

Për shefin ekzekutiv të rrjetit më të madh social në botë, ne duhet të punojmë së bashku me shtetet për të zhvilluar një kornizë globale, ndërsa model duhet të merret ai i “Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave” të Bashkimit Evropian.

Ndërhyrja e Zuckerberg erdhi pas skandaleve të fundit që kanë tronditur Facebook-un si në aspektin e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve dhe përhapjes së lajmeve të rreme.