Fjalë Kyçe

Një metodë e thjeshtë për largimin e foshnjave nga telefonët tuaj

Një metodë e thjeshtë për largimin e foshnjave nga telefonët tuaj

Qysh nga mosha e hershme, foshnjat duket se veç e dinë se çfarë është telefoni. Ose të paktën, ata fillojnë qysh të vegjël të luajnë me telefon dhe për ta është shumë kënaqësi kur e përdorin.

Ne i përdorim shpesh telefonët në prani të fëmijëve. Por si ta shmangim vëmendjen e tyre në këto raste? Me pak fjalë: Fëmija është gjithmonë pas celularit të nënës ose babait. Të gjitha ato lojëra dhe aplikacione, të gjitha ato fotografi – gjithë ai akses në internet në prani të tyre.

Në njëfarë mënyre fëmija juaj tashmë veç posedon një celular – kjo është praktikisht një gjë e pashmangshme.

Por në qoftë se ju doni t’i pengoni që ata gjithmonë të kapen pas telefonit tuaj, ekziston një mjet i thjeshtë që iPhone dhe përdoruesit e Android mund të marrin – duke instaluar modalitetin Grayscale, apo nxirjen e ekranit.

Pra duke e kthyer telefonin tuaj të duket bardhë e zi, kjo zvogëlon shkëlqimin e ndritshëm të ekranit, duke e zëvendësuar atë me ngjyra më qetësuese.

Për të aktivizuar këtë, shkoni te Settings -> General -> Accessibility -> Display Accommodations, dhe aktivizoni filtrat e ngjyrave, pastaj zgjidhni “Grayscale”.

Nëse je përdorues i Android, atëherë do të nevojitet Aplikimi Digital Wellness nga Google.