Fjalë Kyçe

Rrezik se Samsung Galaxy S10 mund të hapet me shenjat e gishtave të printuar 3D

Rrezik se Samsung Galaxy S10 mund të hapet me shenjat e gishtave të printuar 3D

Sistemi i hapjes së Samsung Galaxy S10, nëpërmjet shenjat e gishtave, duket se nuk është krejtësisht i sigurt.

Përdoruesi i njohur vetëm si Darkshark, e ka demonstruar procedurën se si e hapi një pajisje të tillë, duke përdorur shenjat e gishtave të printuar 3D, duke i aplikuar më pas një ekran për ta hapur, transmeton Telegrafi.

Madje, që nga fillimi deri në fund, ai pretendon se iu deshën vetëm 15 minuta, për ta përfunduar me sukses procedurën që nuk e konsideron aspak të vështirë.

“Më është dashur, që ta printoj tri herë shenjën e gishtave, derisa e arrita lartësinë e duhur. Pastaj derisa gjeta këndin e përshtatshëm” ka shkruar Darkshark.

Në mënyrë që ta ndërtojë shenjën me printerin 3D, ai e kishte marrë shenjën e gishtit të lënë në një gotë të pastër vere.

Blerësit e Samsung Galaxy S10, tani kanë frikë se të dhënat personale mund t’i kenë në rrezik, nëse dikush përdor mbi telefonin e tyre këtë metodë.