Fjalë Kyçe

Samsung Galaxy S10 sa i përket mundësisë për riparim shënon 3 pikë nga 10

Samsung Galaxy S10 sa i përket mundësisë për riparim shënon 3 pikë nga 10

Për shkak të çmimeve të larta, shumë prej nesh po mbajmë telefonat e njejtë më gjatë se më parë, ku në vend të përmirësimit në çdo vit, mund t’i mbajmë ata për deri në tre vjet.

Kjo do të thotë që ne duhet të kujdesemi për pajisjet tona, por ne duhet të sigurohemi që ato të mund të riparohen lehtësisht në rast se kanë nevojë për riparim.

Sipas një testimi të fundit nga iFixit, Samsung Galaxy S10 nuk do të jetë telefoni më i lehtë për t’u riparuar. Raporti i ka dhënë telefonit 3 pikë të zymta nga 10, për sa i përket riparimit, duke përmendur çështje si bateria që është “e vështirë” për të zëvendësuar dhe një xham i ngjitur në pjesën e përparme dhe të prapme që do të thotë prirje më e madhe për thyerje.

Megjithatë iFixit thekson se komponentët janë kryesisht modulare, që do të thotë se ato mund të zëvendësohen në mënyrë individuale, në krahasim me zëvendësimin e disa komponentëve vetëm për një pjesë.

Rezultati i riparimit mund të mos ketë rëndësi për shumicën e njerëzve, por është diçka që duhet marrë në konsideratë nëse planifikoni të mbani telefonin për një kohë të gjatë.