Fjalë Kyçe

Shpeshherë e dëgjojmë, por pak nga ne e dimë se çfarë masin kuaj-fuqitë

Shpeshherë e dëgjojmë, por pak nga ne e dimë se çfarë masin kuaj-fuqitë

Fuqia është një mënyrë për të shprehur se sa ‘punë’ mund të kryejë një motor i veturës.

Kuaj-fuqia është një matje tërësisht arbitrare – e përftuar nga James Watt, kur po përpiqej të krahasonte efektshmërinë e motorëve të tij me avull kundër kuajve. Një kuaj fuqi u konsiderua të jetë e barabartë me një kalë që ngre 15 mijë kilogramë në minutë në sipërfaqen e tokës.

Masat e tjera janë vetëm një përpjekje për të modernizuar këtë matje viktoriane. Kuaj-fuqia, në diskursin e veturës, tregon se humbja e energjisë së motorit për shkak të fërkimit është marrë parasysh.

PS (pferdestärke), CV (chevaux vapeur) ose kuaj fuqia metrike DIN janë një përpjekje për të bërë metrikë me kuaj fuqi. Një kuaj fuqi metrike është e barabartë me 0.986 kuaj fuqi – kjo është arsyeja pse Volkswagen Golf R reklamohet me 300PS por ka vetëm 296hp (kuaj-fuqi).

Fuqia është tregues se sa e shpejt një makinë në fund të fundit është dhe sa larg forca e motorit mund ta çojë atë. Në këtë logjikë, qëndron ideja se vetura me kuaj-fuqi më të mëdha do thotë një shpejtësi më e lartë. /Lajmi.net/