Fjalë Kyçe

Youtube ndalon komentet në videot për fëmijë

Youtube ndalon komentet në videot për fëmijë

Në përpjekje që të mbrojë sa më shumë fëmijët dhe familjet, Youtube kërkon të ndalojë shkëmbimin e komenteve nga shfrytëzuesit nën 18-vjeçarë.

Shumë brende ndaluan reklamimet në këtë platformë, kur u kuptua, se po shfrytëzohet nga pedofilët për të joshur fëmijët nëpërmjet formave të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, algoritmi i fshinte komentet nga sulmuesit e mundshëm, si dhe ato që kishin përmbajtje të turpshme. Tani, do të fshijë të gjitha komentet, që lihen te videot për të rinj.

Në një njoftim të lëshuar së fundmi, Youtube ka bërë të ditur se do të pamundësojë komentet, te videot që janë të dedikuara për fëmijët e vegjël.

Gjatë muajve në vazhdim, pritet që të ndalohen komentet në të gjitha materialet, që janë të dedikuara për të rinj, që nuk janë më të vjetër se 18 vjet.

Së fundmi, Youtube ka bërë të ditur, se ka larguar të gjitha materialet, që mund të përmbajnë brenda Meme Challenge.

Kjo lojë e rrezikshme, shfaqej në filma të animuar dhe i detyronte fëmijët të vet lëndohen, duke i kërcënuar në mënyra të ndryshme.